Tirana, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është qyteti që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë. Pjesëmarrës në konferencën e organizuar me këtë temë në Gjenevë ishte edhe kryebashkiaku Veliaj.
“Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë”.
Përdorimi sa më pak i makinave dhe shtimi i gjelbërimit janë dy prioritet e bashkisë për një ajër të pastër.
“Inkurajimi që marrim për ta avancuar axhendën tonë mjedisore është që të kemi më shumë hapësira pedonale, të thyejmë rekordin tonë të mbi 100 mijë pemëve edhe për këtë vit, dhe mbi të gjitha, të besojmë tek baballarët dhe nënat e Tiranës që të fillojnë dhe të reduktojnë përdorimin e makinës”.
Në vizitën e tij në Zvicër, Veliaj u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Gjenevës.