A e dini pse Monika nuk është zonjë e parë?! Sepse duke mos pasur asnjë nen në Kushtetutën e vendit për zonjën e parë, do të thotë se ligjërisht nuk ekziston. Nuk ekziston me letra… por jo me para!
Kështu që Likja, vuri juristë nga ata të “mëdhenjtë “, që e shpëtuan nga burgu, kur amerikanët i sollën përgjigje, se video ishte autentike, po ata i dhanë zgjidhje hallit të “bosit”.
Përgjigja: Zonja e parë, nuk është post Kushtetues por honorifik, si pjesë e protokollit të shtetit, ndaj partinë mos e lësho në dorë të Vasili-vasalit dhe vajzën e punëson në vend të mamasë, Monikës!
Pra, ka përfitime dhe bonus. Kështu, çifti me të marrë vesh që ka bonus në para, i futën një këshillim me njëri-tjetrin dhe njoftuan, se zonja e parë do jetë Bora.
Kjo, është një nga talljet më të rëndomta, që i bëhen shtetit dhe shqiptarëve. Në asnjë vend të botës, nuk ekziston që gruaja e presidentit të drejtoi një forcë politike, aq më tepër, që një fëmijë të kryej funksionin e nënës duke e vdekur për së gjalli, a thua se republika është mbretëri… dinastia Meta!
“Kushtetuta nuk ka asnjë nen për Zonjën e Parë, është Protokolli i Shtetit, ai i cili ka përcaktuar detyrat dhe kompetencat që do ketë ajo. Protokolli i shtetit, është një vendim qeverie dhe është i detyrueshëm që të zbatohet. Aty tregohet gjithë ceremonia e betimit të Presidentit, roli që do ketë bashkëshortja e tij, si dhe aktivitetet, që mund të kryejë ajo më pas.
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit. Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me Presidentin, Zonja e Parë qëndron në të djathtë të tij. Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve“, e të tjera pallavra si këto, janë të vetmet aktivitete, që mund të ushtrojë Zonja e Parë.
Por përse nuk zbatohet ky vendim qeverie i “detyrueshëm”?! Janë dy arsye: E para, Monika nuk e njeh qeverinë Rama dhe e dyta, Likja tashmë ka krijuar “Mbretërinë e Këmborëve”, se atë të parave e ka pas krijuar me kohë, ndaj është duke stërvitur vajzën për të ardhmen, me parat e shqiptarëve!
Asgjëkundi, nuk përfshihet drejtimi i një partie ose shoqate politike nga zonja e parë. Por zonja e parë e fatkeqësisë… LSI, nuk ka pse ta humb një vend pune dhe një rrogë tjetër të majme, për macen e burrit. Plot 1 milion e gjysëm lekë, është pagesa e Borës si Zonjë e parë, për shpenzime personale jashtë dhe brenda vendit. Sepse Bora është studente në Londër, me pagesë studimi 150 mijë paund në vit.
Por sa i’u kushton dinastia Meta shqiptarëve:
- Ilir Meta(j), 257.000 lekë/muaj, neto, si president
- Monika Kryemadhi 166.ooo lekë/neto si deputete
- Bora Meta 150.000 lekë/shpenzime neto për paraqitjen në takime të ndryshme
- Janë miliona të tjera shpenzime: telefon, dieta, hotele dhe udhëtime.
Plot 6 mijë dollarë, paguajnë shqiptarët vetëm rroga mujore neto, për dinastinë Meta, ose pagën e 40 pensionistëve, ku 10 paga të tyre i “ha” Bora. Turp për heshtjen!/Ekskluzive.al