Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dje se do të largohet nga Shqipëria dhe nga posti i ministres pas përfundimit të mandatit.
Lidhur me largimin e saj, ka reaguar gazetari Klodian Tomorri, i cili shprehet se fat më të mirë se i Shahinit zor se gjendet, pasi edhe pse pa asnjë kontribut në parti, ia doli që të qëndronte për afro 3 vite si ministre, e pse jo të bënte dhe ndonjë lekë për ditë të këqija.
“Ketij te Beses i them fat une. Tre vjet ministre, pa asnje mundim, pa asnje lodhje, pa asnje kontribut ne parti. Tani qe vijne zgjedhjet dhe duhet bere fushate-do iki se kam cik pune nga shtepia- thote Besa.
Gjynah ta kripesh shpirtin keshtu apriori, po edhe naj leke te vogel sa per dite te keqe duhet ta kete bere gjate tre viteve ne ministri. Arsimi ka 400 milione euro buxhet, nje tender te vogel ketu, nje kontrate atje. O te rrofsha hesapet”, shkruan Tomorri në postimin e tij në rrjetet sociale.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha dje ministrja e Arsimit.