osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

O sa mirë me qenë “non grata”… në Shqipëri!

O sa mirë me qenë “non grata”… në Shqipëri!

Nga Anri Bala

Deklarata e fundit e zonjës së parë Monika Kryemadhi se: Po qe Monika non grata, nder do të na bëjnë amerikanët, se do na kursejnë lekët e biletave”, është vërtetë skandaloze.

Çdo njeri normal do të mbetej pafjalë por edhe do shkrihej së qeshuri, me humorin që të bënë për të vjellë të Monit, të trimëruar nga frika dhe pasiguria e të ardhmes, duke pritur vendimet e SHBA-së për bashkëshortin dhe atë vetë.

Deklaratat e këtij standarti, janë pjesë e pafytyrësisë e të gjithë politikanëve shqiptarë, por edhe një shuplakë për heshtjen amerikane dhe një kryq i madh në surratin e drejtësisë.

Mirëpo a është e sinqertë Kryemadhi kur flet për lekë të paharxhuara dhe punë të mbaruara?!

Akuza për 700 mijë eurot e lobimit për Metën dhe LSI, të publikuara nga media austriake, nuk vërteton atë që thotë dyshja Likja & Moni, që në Shqipëri i quajnë Klajdi dhe Boni, që nuk u ndahen 7-tës me shumë zero pas.

Të jesh person non grata nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, është një akuzë e rëndë, por dhe e frikshme, për njerëz me mend në kokë dhe kur kësaj damke i bashkohet e gjithë familja biologjike, është për tu trembur… se oguri i zi ka hyrë nga dyert dhe dritaret.

Teksa në botë, personat non grata nga vendet që nuk funksionon ligji dhe shteti janë marrë “pako postale” dhe gjykuar në Amerikë për akuzat në ngarkim të tyre, në Albanistan jo që nuk të ndodh gjë por shpallja non grata është kthyer në element humori por edhe trimërie, sepse këtu ka “shtet dhe drejtësi” …pocaqi.

Për këtë arsye, autorët që e kanë varë këtë medalje në qaftë, ose që presin ta varin pa dashjen e tyre, çuditërisht janë egërsuar e trimëruar, duka akuzuar për korrupsion, hajdutëri, moral dhe ndershmëri çdo kundërshtarë, duke na kujtuar ku*vat e bordellos në penxhere, që për çdo femër të bukur që kalon në rrugë i drejtohen njëra tjetrës… po kalon kjo kurva!

Saliu i 3-të pret Metën e 2-të, për të bitisur atë që kanë nisur, “çlirimin” e vendit nga korrupsioni i Ramës dhe kthimin në “shtetin ligjor” të 96-tës, 97-tës, 98-tës, 2011-tës, kur vendi “ndriti” dhe u kthye në protektorat dhe shpëtoj nga shpërbërja fal ndërhyrjes së NATO-s.

Kjo do bëj bujë edhe në Amerikë, por edhe në botën e tretë, sepse do quhet si kthim i bujshëm i antiamerikanëve në pushtet.

Shpallja non grata do të marri një kuptim krejt tjetër, sepse do të bëhet radhë e madhe e personave që presin të shpallen non grata… ashtu siç po e pret Monika dhe shprehja: “O sa mirë me qenë shqiptarë” do të zëvendësohet me “O sa mirë me qenë non grata”./Ekskluzive.al