Toka nuk po gjen qetësinë e duhur, vazhdon të dridhet. Mbrëmjen e kaluar një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë. Lëkundja e regjistruar ka qenë 2.4 ballë i shkallës Rihter, me distancë 2 km nga Mamurrasit dhe me thellësi 10 km.
Ajo që bie në sy, më së shumti janë komentet e personave të cilët e kanë ndjerë atë. Ata shprehen të frikësuar, duke shkruar që mos të ketë pasoja me post-goditje edhe më të forta.