Vrasja e 23-vjeçarit fierak, Grei Frashëri, në SHBA ka tronditur opinionin publik shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë, ndërsa dje u publikua emri i viktimës. I riu u qëllua për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët u larguan me shpejtësi.
“O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollywood. O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall, po ti ike si një gangster siç doje vet dhe ëndërroje të ishe me ëndrrat e moshës tënde. Ike vërtet ndonëse ishte gjithçka si një film aksion, po ti duhet të ishe në shtëpi, ta tregoje si një ëndërr të keqe atë që kalove dhe jo të ikje. O Grei, pse mo Grei, o Greiii na dëgjo. Grei jemi aty shpirtërisht”, shkruan gjithë dhimbje aktorja.