Kombëtarja e Brazilit arriti fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Botës në Katar, pasi mposhti 2 me 0 shtetin e Serbisë.
Golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison, shkruan LIG Sport
Kamerat e televizionit gjerman, ZDF kanë kapur momentin e reagimit të dy trajnerëve pas golave të shënuar. Trajneri serb, Dragan Stojkovic pati nxehtë pas golit të shënuar nga kundërshtarët, saqë e hoqi edhe ‘setrën’ e tij dhe tregoi nervozizëm.
Me fitore Brazili merr pozitën e parë në grupin G me tre pikë, aq sa ka edhe Zvicra (3), kurse Kameruni dhe Serbia mbetën me zero pikë.