osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nxehet situata! Basha zbulon detajet si Berisha shpëtoi Metën nga blloku 700 mijë euro dhe e paralajmëron për “Gërdecin”

Nxehet situata! Basha zbulon detajet si Berisha shpëtoi Metën nga blloku 700 mijë euro dhe e paralajmëron për “Gërdecin”

Situata brenda Partisë Demokratike duket se është nxehur. Qysh pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë hyrë në një luftë të fortë me njëri-tjetrin.

Përveç sulmeve ndaj Berishës, zoti Basha ka hapur edhe një tjetër front, ku ka nisur sulmet edhe ndaj presidentit Ilir Meta dhe partisë së themeluara prej tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këtë fundjavë përplasja mes Bashës dhe trinomit Meta-Berisha-LSI ka arritur “pikun”, teksa presidenti Meta, zëdhënësi i tij, ish-kryeministri Berisha, figura të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputetët demokratë të rreshtuar tanimë krah ish-liderit të selisë blu, kanë publikuar postime dhe hedhur akuza të forta kundër Bashës.

Basha zbardh detajet si Berisha shpëtoi Metën

Por përballë kësaj situate të paprecedent, edhe kryedemokrati Basha nuk ka qëndruar “duarkryq”, pasi këtë fundjavë ai ka mobilizuar bazën e Partisë Demokratike kundër metës, Berishës dhe madje edhe LSI. Gazeta ka siguruar dy udhëzime që PD me porosi të zotit Lulzim Basha iu ka dërguar degëve demokrate në të gjithë vendin, ndërsa zbardhen detaje rreth raportit Meta-Berisha.

Në udhëzimin e parë, bëhet e ditur se kreu i shtetit është sot në politikë falë Sali Berishës, i cili sipas Partisë Demokratike, e mbrojti atë nga afera e bllokut 700 mijë euro kur këtë të dy ishin në bashkëqeverisje me njëri-tjetrin në vitin 2011, kohë kur ndodhi edhe tragjedia e “21 janarit”, e cila u provokua për shkak të skandalit korruptiv që ishte i përfshirë Meta, asokohe ish-zv/kryeministër në qeverinë “Berisha 2”.

Sipas PD, Berisha me impaktin që kishte ushtroi presion mbi gjykatat dhe kështu Meta doli i pafajshëm për skandalin e sipër përmendur. “U detyrua të fusë LSI në koalicion. Shkatërroi qeverisjen, partinë, imazhin e PD. Mbrojti vjedhjen e Ilir Metës.

E shpalli montazh. Para gjyqit kundër Metës në Gjykatën e Larte i shkoi Ilir Metës në shtëpi, për ti dhënë gjykatës së Lartë të Dvoranit të tij dhe të tjerëve, mesazhin se Ilir Meta nuk duhej prekur sepse atë e mbronte Berisha. Këtu humbi edhe dinjitetin për të cilin lufton sot.

E humbi dinjitetin sepse mbrojti publikisht atë qe u kap me video (Gimi më tha 700) duke vjedhur, pastaj i bëri publikisht presion gjykatës për të mbrojtur Ilir Metën, duke krijuar kauzën e 21 janarit”, thuhet në udhëzim.

PD paralajmëron zhvillime me “Gërdecin

Po ashtu në udhëzimin që iu ka shkuar degëve demokrate këtë fundjavë, Partia Demokratike teksa hedh akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i numërojnë bëmat dhe dështimet, ka paralajmëruar edhe zhvillime për tragjedinë e “Gërdecit”, çështje kjo që tashmë është rihapur nga SPAK. “Viti 2007, humbi të gjitha bashkitë kryesore përveç Shkodrës. Humbi Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Vlorën, Korçën, Beratin, Lezhën.

Nuk fitonte askund në qytete. Në 2009 doli barazim. 70-70. Berisha duke qenë vetë kryeministër, duke pasur shtetin ai, duke mos ia vjedhur askush votat sepse pati policinë. Duke pasur edhe qeverisje pozitive. Doli barazim më të majtën sepse u penalizua nga Gërdeci, me 26 të vdekur. Një dosje e pambyllur”, thuhet në udhëzim. /Rigels Seliman