Historia e radhës është tipike nga atë që përfundon e përflitet nga gojët e të gjithëve. Në një shkrim, publikuar ditët e fundit në Itali komentohet një fakt i çuditshëm që ka bërë zhurmë në rrethet shoqërore.
Bëhet fjalë për një martesë mes një çifti normal, ku mesa duket nusja kishte dhe një lidhje tjetër paralele, e cila ishte bërë e ditur dhe për familjarët e “dhëndrit” të dytë.
Ata bashkë kishin dalë xhiro, bërë pushime jashtë shteti etj. Gjithçka duke normale deri pak ditë para datës së martesës me tjetrin.
Çështja u komplikua, por dhëndri i parë vendosi që ta falte vajzën dhe të vazhdonte me celebrimin e martesës, por kjo gjë nuk u “kapërdi” lehtë nga familjarët e “dhëndrit” të refuzuar, duke publikuar shkrimin me qëllim që t’ia nxirrte “bojën” mirë vajzës bashkë me të ëmën, e cila kishte patur dijeni për rastin, por që ishte munduar ta mbulonte.
Manifesti i cili ishte anonim, bëri publike emrat e protagonistëve të denjë për ndonjë skenar telenovele, duke u mbyllur me kërkesën që nusja të pushonte së kërcënuari “dhëndrin” e lënë, gjoja se nuk ishte i denjë për të.
Diskutimet në lidhje me këtë ndodhi kanë marrë dhenë, ku disa janë në favor të dhëndrit, duke fajësuar vajzën për lidhjen paralele, e disa të tjerë favorizojnë vajzën.