osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Numri më i rëndësishëm për Ramën nesër: 765-sa!

Numri më i rëndësishëm për Ramën nesër: 765-sa!

Në kushtet ku kush do të administrojë punët lokale në secilën bashki është paraktikisht e parashikueshme (në 61 bashkitë do të fitojnë socialistët përballë kandidatëve të pavarur apo të BD-së), e vetmja pikëpyetje është politike. Konkretisht, pyetja është nëse do të kenë kandidatët e Ramës në nesër të njëjtën përkrahje që patën kandidatët e tij në zgjedhjet e 2017-ës? Parvjet kandidatët për deputetë të Ramës morën 765 mijë vota në zgjedhje. Kështuqë nesër, nëse kandidatët e tij për kryebashkiakë marrin përsëri rreth 765 mijë vota (nën vëzhgimin e shtuar të ndërkombëtarëve), Rama mund të pretendojë se mbështetja politike për të mbetet e njëjtë, pavarsisht nga sulmet e vazhdueshme të opozitës dhe opinionistëve kritikë ndaj tij. (Se sa nga 41-përqindëshi i zgjedhësve që jetojnë jashtë Shqipërisë, e sa nga votuesit gri apo blu do ta marrin mundimin të votojë nesër, nuk ka rëndësi politike për Ramën.)

Por rruga deri tek numri magjik 765 mund të jetë e vështirë për dy arsye. Vapa Edhe në qoftë se dita e nesërme do të jetë relativisht e qetë (vetëm me incidente të vogla aty-këtu), armiku kryesor i Ramës do të jetë vapa e pritshme. Përvoja na tregon se shqiptarët u turren në mënyrë masive plazheve në fund të qershorit, sidomos të djelave të nxehta. Në kushtet kur gara ka qenë e fortë dhe e paparashikueshme në zgjedhje, një masë e madhe votuesish e kanë sakrifikuar vajtjen në palzh, për të kontribuar me votë për partinë/kandidatin e tyre të preferuar (në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë votuar 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në Shqipëri). Por nesër, praktikisht, nuk do të ketë garë. Në këto kushte, është e vështirë të motivohen votuesit që ta lënë plazhin, vetëm për të dhënë një mesazh përkrahje politike për Ramën. Kandidatët e tij, sidoqoftë, do të fitojnë në të 61 bashkitë. Incidentet e mundshme
Ditët e fundit ka patur incidente të dhunshme në disa zona zgjedhore, megjithë paralajmërimet e forta të kacelerive perëndimore, e sidomos të Uashingtonit. Në qoftë se incidentet vazhdojnë edhe nesër, duke sfiduar të drejtën e zgjedhësve socialistë për të votuar, këta të fundit mund të jenë të motivuar për të lënë çdo punë apo qejf, në mënyrë që të votojnë. Por një pjesë e tyre, sidomos në qytete të mëdha, mund t’i druhen rrezikut që vjen nga përplasjet fizike me të fortët e lagjeve. (Në fshatra dhe qytete të vogla ky rrezik është më i vogël, sepse të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të jetojnë prapë aty të nesërmen e zgjedhjeve…)Konkluzion
Edhe në qoftë se 765 mijë zgjedhës janë të prirur të votojnë për kandidatët e Ramës në 30 qershor (për të demonstruar përkrahjen ndaj partisë së tij), ai do ta ketë vështirë ta arrijë këtë numër magjik. Në rastin e zhvillimit të qetë të zgjedhjeve, kundërshtar do të ketë vapën. Në rastin e zhvillimit me incidente të dhunshme, kundërshtar do të ketë frikën e një pjese të votuesve të thjeshtë nga këto incidente./Nga Eduard Zaloshnja (Realstory)