Tërmeti i rënë në orët e para të 26 nëntorit shkaktoi 50 viktima.Kryeministri Edi Rama teksa po lexonte emrat e viktimave u përlot. Kryeministri e nisi fjalën e e tij pak sekonda pasi mori veten.
Sa i përket banesave të dëmtuara, kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të ketë dhe raportin pas inspektimit të godinave nga grupet greke, franceze, italiane dhe grupeve që do të dalin sot në terren.