10% e votave është numëruar në qarkun e Tiranës, ku surpriza nuk është te partitë e mëdha, pasi kryeson PS, ndiqet nga PSI-LSI, por te partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.72 %, me një diferencë jo shumë të madhe me partinë e Kryemadhit që ka marrë 6.13 % të votave në kryeqytet. PS ka marrë 51.80 % ose e thënë në vota 22230, e ndërsa PD 15409 vota ose 35.91 %. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 317 vota.
Në Fier, PS ruaj bastionin e saj. Deri më tani kur janë numëruar, 13% të votave PS ka marrë 52.39 %. PD ka një rritje të lehtë me 38.78 % të votave, e ndërsa LSI nuk ka arritur që të marrë më shumë se 5.52 %. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave.
PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. Ajo ka arritur që të marrë 63.06 % të votave krahasuar me 35.13 % të PS. Panorama paraqitet e njëjtë në pothuajse të gjitha qarqet, sa i përket LSI, pasi ajo nuk kalon më shumë 10% të votave, më konkretisht në Kukës ka marrë 0.09%
Dibra ka qenë historikisht nja bastion i djathtë, por këto zgjedhje duket se do ketë një përmbysje të rezultatit. Kur janë numëruar 20% e votave, PS është forcë e parë me 46.23 % të votave, duke u ndjeku ngushtë nga PD me 43.12 %, ndërsa LSI 7.10 %. Nga ana tjetër, kandidati i pavarur, Elton Debreshi ka marrë 123 vota.
Nga 20% të votave që janë numëruar në Gjirokastër, PS ka marrë dyfishin e votave krahasuar me PD, e ndërsa LSI duket shumë larg 2 forcave të mëdha. Votat ndahen mes këtyre 3 partive, pasi partitë e reja kanë marrë shumë pak vota, të papërfillshme.
PD dhe LSI janë ‘kokë më kokë’ në qarkun e Lezhës, kur janë numëruar 10% e votave. 45%.3% të votave marrin demokratët, duke ruajtur bastionin e tyre, e ndërsa ndiqen nga socialistët me 42.38% të votave. LSI vetëm 8%. Partitë e tjera të vogla nuk marrin mjaftueshëm vota sa për të marrë një mandat deputeti.
Në qarkun e Vlorës janë numëruar 15% të votave, në të cilën nuk ka surpriza. 59.74% të votave kanë shkuar për PS, e ndërsa PD merr 30.59%. LSI 6.32%.Ndërsa ndër partitë e vogla, ka marrë më shumë vota Bindja Demokratike.