osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk vuan nga asgjë… por profesori 104-vjeçar shkon në Zvicër për t’i dhënë fund jetës

Nuk vuan nga asgjë… por profesori 104-vjeçar shkon në Zvicër për t’i dhënë fund jetës

Shkencëtari më i moshuar i Australisë, i cili u bë i njohur në moshën 102-vjeçare kur universiteti ku punoi u përpoq ta zëvendësonte, do të udhëtojë në fillim të majit në Zvicër për t’i dhënë fund jetës, njoftoi një shoqatë pro aplikimit të eutanazisë.

David Goodall, 104 vjeç, nuk vuan nga asnjë sëmundje në fazën e fundit të jetës, por cilësia e jetës së tij është përkeqësuar.

Ai ka siguruar një takim me një organizatë pro eutanazisë për t’i dhënë fund jetës në Bazel, sipas shoqatës “Exit International” e cila mbështet Goodallin, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Ndiej thellësisht keqardhje që kam arritur këtë moshë”, u shpreh specialisti ambientalist për televizionin ABC ditën e ditëlindjes së tij, në fillim të muajit prill.

“Nuk ndihem i lumtur. Dua të vdes. Nuk është edhe aq e trishtueshme”, theksoi ai.

“Ajo që është më e trishtueshme është privimi nga një kërkesë e imja. Ndjesia ime është që një person i moshuar si unë duhet të përfitojë nga të drejtat e tij të plota si qytetar, përfshirë të drejtën e asistencës për t’i dhënë fund jetës”, thotë Goodall.

E drejta për t’i dhënë fund jetës nuk është e ligjshme në pjesën më të madhe të shteteve të botës.

Ajo është plotësisht e ndaluar në Australi deri sa shteti i Viktorias legalizoi vitin e kaluar vdekjen e asistuar.

Por, ky legjislacion i cili do të hyjë në fuqi vetëm në qershorin e 2019-ës, nuk përfshin pacientët në fazat e fundit të jetës me një jetëgjatësi prej më pak se gjashtë muaj.

Diskutimet janë ende në proces për përdorimin e eutanazisë në shtete të tjera të Australisë, por propozimet për legalizimin për momentin kanë qenë të dështuara.