osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk u shqetësua Hollanda…! Por Vincenti, gazetari i PD që po eksporton ndërkombëtarisht baltë mbi Shqipërinë!

Nuk u shqetësua Hollanda…! Por Vincenti, gazetari i PD që po eksporton ndërkombëtarisht baltë mbi Shqipërinë!

Ditën e sotme disa media iu referuan një artikulli të gazetës holandeze “De Telegraaf”, kur shkruanin se “zyrtarët hollandezë, sapo i kishin dërguar një përgjigje Ramës e Ruçit”, lidhur me qëndrimet e tyre ndaj vizitës së një delegacioni hollandez në Tiranë.

Në artikull, shkarkimi i Prokurorit Hajdarmataj dhe mos-ekstradimi i vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, cilësohej si burim shqetësimi madhor për Holandën.

Ndryshe nga sa e shitën portalet shqiptare, si një artikull që reflektonte qëndrimet e Hollandës ndaj Shqipërisë, shkrimi është vetëm një opinion i Vincent Triest dhe kolegut të tij Jorn Jonker.

Të gjithë e njohim Vincen Triest, ish gazetarin e Rilindjes Demokratike dhe ish nënpunësin e Presidencës, në kohën kur kjo drejtohej nga Bujar Nishani.

Nuk është hera e parë që ky gazetar shqiptar, me baba holandez, shkruan me dashakeqësi për Shqipërinë. Artikulli më i famshëm i tij është ai i “Newsweek”, në të cilin Shqipëria përshkruhej si një parajsë droge në Europë.

Triest është gjithashtu personi që shkruante “fake-news”, si ai për shopingun e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në Hamburg.

Artikulli i sotëm tregon në fakt se nuk kanë fund strategjitë e Partisë Demokratike për t’i nxirrë faqen Shqipërisë dhe për të penguar çeljen e negociatave me anëtarësimin në BE.

Pasi përdori çdo lidhje të mundshme me politikanë ndërkombëtarë, për të baltosur Shqipërinë, tani vijon të përdorë edhe gazetarët pranë saj, për të mediatizuar ndërkombëtarisht, baltën mbi vendin tonë./Ekskluzive.al