Nga kjo fjali e saj kuptohet që Kejvina është shumë e mërzitur me produksionin. Ajo e konsideron veten edhe të shαrë nga Luizi, edhe të pambrojtur nga produksioni.
Para se të dilte nga shtëpia ajo tha: “Ky është respekti që u jepet femrave në Shqipëri”
E në fakt ajo nuk u paraqit në studio.
Ndoshta sepse u skualifikua dhe ky është vendimi i vëllait të madh, ose ndoshta ajo vendosi të mos shkojë; këtë nuk e dimë ende.
Po cfarë ndodhi me të pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri? Pas daljes nga shtëpia, Kejvina nuk u paraqit në studio si të gjithë banorët pas eliminimeve.
Deri më tani, Kejvina nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia, në Instagramin e saj janë bllokuar të gjithë komentet në cdo postim.
Ndjekësit e Kejvinës në Instagram vazhdojnë të ulen ndjeshëm. Ndërkohë nuk dihet nëse Kejvina do pranojë/apo do marrë ftesë të futet në studion e BBV.
Ose në Fun Club ku banorët që kanë dalë shkojnë të diskutojë për ditët dhe eksperiencen që kaluan në shtëpinë e Big Brother.