osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk u ndërpre një ëndërr, por një biznes i pistë!

Nuk u ndërpre një ëndërr, por një biznes i pistë!

Nga Fatjon Baze

CAS, i ka dhënë këtë të premte goditjen fatale klubit të Skënderbeut, duke i dhënë të drejt UEFA-s për dënimin 10 vjeçar që i përjashton korçarët nga të gjitha kompeticionet europiane. Një goditje e rëndë që nuk bie vetëm mbi Skënderbeun, por dhe për imazhin e futbollit shqiptar, që tashmë ka në gjirin e saj një ekip që është bërë shëmbull për akuzën me të rëndë që ka loja e futbollit: trukimet e ndeshjeve.

Dhe përgjegjësit kryesorë që kanë njollsur futbollin shqiptar dhe veçanarisht Skënderbeun janë Ardjan Takaj, Agim Zeqo, Ridvan Bode dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili ka dhënë edhe ai bekimin e tij për këto trukime, duke mbyllur sytë përpara shitjeve të ndeshjeve që kryente ekipi bardhekuq, si në vendin tonë ashtu dhe në Europë, në mënyrë që të përfitonin para të pa ligjshme këta drejtues dhe ai vetë personalisht.

Minimumi që këta persona duhet të bëjnë është ndjesa që duhet t’i kërkojnë sportdashëvse korçar, të cilët sot me të drejtë janë më të zhgënjyerit për këtë vendim dhe nuk e kanë këtë kusur, as nga UEFA, as nga CAS-i, por nga këta persona të cilët për të përfituar para të pista në mënyrë jo “fair-play” kanë përdorur skuadrën e Skënderbeut duke u tallur me ndjenjat e tyre.

Takaj dhe Duka nuk duhet që të jenë më as pjesë e futbollit shqiptar, pasi janë si askusht tjetë në Europë të çertifikuar si hajdutë ndeshjes.

Them Duka, sepse ka dhe ai pjesën e tij tek Skënderbeu si një person që ka dhënë para për këtë skuadër nepërmjet kafe “AMA” që është sponosori kyresor i kësaj skuadre, dhe Duka është aksioneri kryesor i atij biznesi.

Por në një vend si Shqipëria ku hajdutët janë kudo në postet kryesore dhe nuk u futet gjëmb në këmbë, edhe në futboll, nuk është se do të shohim ndonjë gje ndryshe, përveçse deklaratave justifikuese ku kanë synim për t’ia hedhur fajin personave të tjerë.

Jam i qartë që atyre nuk u vjen keq për këtë vendim pasi e kanë ditur prej kohësh që shanset për të fituar këte betejë kanë qenë zero, por dhimbja është tek tallja që kanë bërë me tifozët korçarë, duke i gënjyer se do të dilnin fitimtar, duke prodhuar shpesh here lajme të rreme se jemi pranë fitimit të gjyqit etj. Tifozët korçarë nuk duhet që ta gjejnë fajtorin tek të tjerët, por tashmë duhet t’i kërkojnë llogari Ridvan Bodes, Agim Zeqos, Ardjan Takajt dhe Armando Dukës pse i kanë mashtruar, pse i kanë shitur, pse i kanë tallur, pse u kanë dhuruar emocione fallco.

E vërteta është se Skënderbeun nuk ishte një ëndërr e bukur siç duan të shesin, por ishte ishte një mundësi elektorale që u shfrytëzua nga këta drejtues për të përfituar vota. Dhe pasi nuk ia arritën dot që të përfitonin politikisht, e shfrytëzuan për të pëfituar para në mënyra të paligjshme duke shitur ndeshje që kishte gjithë mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është pjesë e kësaj historie.

Ndaj mos u mashtroni nga parrullat se u ndërpre një ëndërr e bukur. U ndërpre thjesht një binzes që u ngrit për të fituar miliona në mënyrë të pa ligjshme!