Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi se ishte dëmtuar sistemi TIMS. Përmes një deklarate, policia sqaron se në datë 23 maj, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit, por u vu në punë.
Policia ben me dije se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.
Menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit