Safet Bajri, njihet ndryshe si kreu i grupit të “Bajrave” i arrestuar pak kohë më parë në një superoperacion në Shkodër, i akuzuar për një sërë ngjarjes kriminale.
Ai po vuan dënim në burgun 313 në Tiranë dhe akuzohet për një sërë veprimtarish kriminale, sot është rikthyer në vëmendje të medieve.
Shkak këtë herë është një postim i tij në rrjetet sociale. Edhe pse i burgosur, kjo nuk e ka penguar Bajrin që të mbajë celularë (ndonëse është e ndalur) e aq më tepër që të jetë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar në video teksa është duke parë spektaklin e humorit “Portokalli”.
Shumë pyetje lindin nga kjo video…si e ka siguruar këtë celular, kush ia ka bërë ofertën e internetit, ku e mban të fshehur dhe përse nuk ia kanë konfiskuar për aq kohë sa ai herë pas here poston foto dhe video në rrjetet sociale…pyetje për të cilat duhet të ketë një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Mediat belge kanë shkruar se Bajri bënte jetë luksi në Belgjikë dhe duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar me arrestimin e tij.