Nga Akil Ylli
Nuk dua te komentoj per Xhensilen, megjithse ka tere solidaretetin tim, per aq sa vlen, sepse e kane “perdhunu” aq shume te gjoren, sa ka rrezik, te kete harru dhunen fizike. Tani e ka marre “fjalen” Drejtesia, dhe per fat nuk eshte me koha, kur Prokuroren e Republikes, qeveria e “barbareve” e “perdhunonte” institucionalish e mediatikisht pa meshire, duke e quajtur ate, deri: Lavire rrugesh. Kjo ngjarje, do te na sherbeje dhe si nje test i mire per Drejtesin. Perfundimi i ketij rasti, do na ndihmoje te kuptojme, nese ajo eshte “divorcuar” perfundimisht, apo vazhdon te jete, “bythe e breke” me Maliqin”.
Nuk me intereson as shpifesi profesionist, dezertor Nuhi. Bile, po te gjykosh sipas karakterit te tij, ai, me nje gur, “vrau dy zoq”. Ma shume, se i beri sherbimin partis, ja “futi sa krahi”. Ne kete rast, askush nuk mund te thote, qe Nuhi nuk ka “nuhatje”. Ai ka patur nuhatjen e mjaftushme, aq sa per te kuptuar, se i mjafton me hedh “karremin” e shpifjes dhe te paret qe do te hidheshin ne xhyt ne kete “vrime te zeze”, do te jene “peshkataret” dallkauke te Shqupit. Me kete menyre polici Nuhu, qe i ka ngatrru zanat, me politizimin e rastit dhe ndjeshmerin qe ka Perendimi, ka shume mundesi me rehatu vedin, duke siguruar azilin. Hallall ja bafte zoti! I “meçem” Nuhu!
Ajo qe me intereson ne kete histori, ka te beje me anen politike te saj. Eshte e tmerrshme besoj, per nje popull, per nje komb, kur dikush kerkon ti imponoje Shpifjen, si e drejte qytetariet. Shpifja eshte “nana” e se keqes! Kushdo mund ti bashngjite asaj, çfardo vesi, pa pas “frike”, qe po gabon, a egzagjeron.
Mendoj qe kujdo, shpifesi i ngjall ndjenjen e neverise. Imagjono mandej, kur Shpifjen e ka, si karte indetitetit nje parti politike, apo ne rastin tone, fatkeqsisht, opozita. Ne vend qe te ngjalle shprese, eshte kthyer, ne Institucionin “Honorifik” te Shpifjes. Kushtu si veprojne ata, prite kur te shperndajne medaljet, Nderi i Qytetit, apo, ti japin Celsin e Qytetit, shpifsit profesionist te radhes. Per cilin “qytet” bahet fjale, e merrni me mend besoj! Ne kete “gjetje”, i ndihmon dhe pervoja e president Nishanit. Kush me “mire se ai, medaljet e vlersimit per merita te veçanta, i ç’vlesoj ne ate fare “feje”, sa me i konsideru kanaçet e teneqet e hedhuna ne cep te rruges, metale te “rralla”
Sidomos ajo “toga e protestuesve”,, medemek e shoqeris civile, qe protestua para Kryeministrise, ishte me te vertet me ta “keput” shpirtin”! Ata po! Vertet “qytetare”, te “tejngarkuar” me cilesi te “rralla” ndjeshmerie shoqerore! Qe te mos keqkuptohemi, un perkrah çdo lloj protestet, kur ajo me te vertet ka te beje me hallet e me nevojat qe kane shqiptaret. Dhe shqiptaret, jane te mbushur deri ne “fyt”!. Por s’ka kush te ju a “qaje” ato! Ata qe i kane per detyre, e kane problemin, te qajne “hallet e tyre!
Por kur lexova nje fjalimbajtese, nje zonje, qe kishte thene, “Parlamenti eshte i mbushur me kriminele, horra perdhunus, dhe qe keta te tille, nuk qenkan pjese e PD-se”, at’here mua nuk me mbetet gje tjeter, veç te ja plas gazit deri ne ” kup te qiellit”, me keta lloj kllounesh “partizane” dhe ti konsideroj, jo si shoqeri civile, por si shoqeri cip plasurish!/Ekskluzive.al