Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Ramazan Subashi’ në Vorë që po rilind nga gërmadhat që la pas 26 nëntori i vitit të kaluar.
Rama premton se edhe 143 shkolla të reja do të ndërtohen me standarde europiane brenda viti 2021.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë është një prej plot shkollave, që po rilindin nga gërmadhat e 26 nëntorit të shkuar, me hapësira e kushte krejt të ndryshme nga ç’ishin më parë, për t’u ofruar 250 fëmijëve e mësuesve, as më shumë e as më pak, po gjithçka kanë fëmijët e mësuesit e çdo komune të Europës
143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam”, shkruan Rama.