osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk ndalet Kokalari, flet sërish për gjak që do derdhet në rrugët e Tiranës në 8 janar

Nuk ndalet Kokalari, flet sërish për gjak që do derdhet në rrugët e Tiranës në 8 janar

Kokalari, mbështetësja kryesore e Sali Berishës duket se “mezi po pret” që të derdhet gjak në protestën e 8 janarit.

Për të dytën herë radhazi, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga protesta e Berishës kundër Bashës, ajo flet për skenarë dhune, gjak të derdhur në rrugët e Tiranës, e në këtë skenar të frikshëm që ajo ka ndërtuar ose paralajmëron, bën “të mirën” duke thënë se nuk do të ndalet se kërkuari drejtësi.

“I dashur mik, Nëse në 8 Janar do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, gjurmët e gishtave do të jenë kudo, dhe ju premtoj se nuk do të pushoj derisa të mbani përgjegjësi të plotë për kaosin që keni lëshuar mbi Shqipërinë”, shkruan Kokalari.

Edhe më herët pak para se Bashës t’i skadonte ultimatumi për të liruar zyrën, ajo foli sërish për të plagosur në 8 janar, e ndërsa sipas saj faji duhet vendosur Lulzim Bashës.

“Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari.

Nën moton ‘Jo bunker i pengut, por shtëpia e demokratëve’, Sali Berisha ka thirrur në 8 janar një protestë me argumentin se duhet forcuar PD-ja. Basha ka qetësuar qytetarët se nuk do të ndodhë asgjë dhe se është i përgatitur për të gjitha skenaret. Se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë…