Ervin Salianji ka publikuar mbrëmjen e sotme disa pamje nga selia blu, ku sipas tij efektivë të Forcës Operacionale kanë përgjuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Por Salianji nuk është ndalur me kaq, më vonë ai ka publikuar një foto tjetër ku sipas tij nën përgjim dhe survejim është vënë dhe televizioni privat Top Channel.
‘Kush mund të thotë se për çfarë duhet foto e Top Channel në dosjen e Prokurorisë’, ka thënë ish-deputeti, ndërsa në studio janë gjetur të papërgatitur.
Sipas deklaratës së Ervin Salianjit, Forcat Operacionale kanë përgjuar kreun e opozitës, gazetarë opozitar dhe deputetë opozitar.
Ajo qe eshte qesharake ne kete histori, ka te beje me faktin se videoja qe Salianji sjell, nuk tregon asgje vecse pamje te selise se PD dhe mjetit luksoz te kryedemokratit.
Salianji ka ndermarre nje sulm ndaj drejtesise pasi eshte i pandehur dhe i kuptohet halli.
Besueshmeria ndaj tij ne momentin qe akuzohet per “kallezim te rreme” per “Babalen”, natyrisht qe eshte zero nga publiku, por, ajo qe eshte interesante ka te beje me kohen televizive qe i japin gazetaret.
Autori i Baboles, që ndiqet penalisht për shantazh dhe mashtrim dhe kallzim të rremë, nuk arrinë të kuptoi se edhe sikur të ishte e vërtetë çdo person i dyshuar mund të përgjohet e survejohet, natyrisht duke marrë leje nga organet ligjzbatuese.
Askush nuk ka imunitet pëpara ligjit, aq më tepër që mbi Bashën ka një seri akuzash të rënda dhe nuk është askushi, që të mos i nënshtrohet çdo hetimi si qytetar shqiptarë, apo mos vallë Salianji e shikon si qytetar holandez.