Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm 6.5 Rihter që goditi mbrëmjen e djeshme verilindjen e Afganistanit.
Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe janë ndjerë në qytetet kryesore të Pakistanit si dhe në disa zona të Indisë.
Raportohet se mijëra banorë e kanë kaluar natën nëpër rrugë nga frika e përsëritjes së lëkundjeve, pasi shumë banesa janë dëmtuar.
Epiqendra e tërmetit ishte 40 km nga qyteti afgan i Jurmit, në vargmalin e Hindu Kushit.