Historia e familjes Haklaj, e njohur tashmë në të gjithë Shqipërinë do të kthehet në një film Hollywood.
Filmi me titull “Haklaj” do të jetë me 4 seri dhe do të flasë për shqiptarët e viteve 1990-2000 dhe vr.asjet dhe kr.imet e ndodhura në këtë familje. Protagonist do të jetë Fatmir Haklaj dhe familjen e tij, ku rolin e tij do ta luajë një doktor shqiptar, i quajtur Jurgen Malaj.
Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë, të cilët do të jenë nga disa treva shqiptare.
Buxheti fillestar i filmit ishte një shumë prej 32 milionë dollarë amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë. Ndërkohë në këto katër seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, lu.ftën e përg.jakshme për hak.marrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika
Kush është Jurgen Malaj, aktori kryesor i filmit “Haklaj”!
Ai ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht, jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes.
Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë “kostumin” e Fatmirit.