Ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev shprehet se Moska nuk shqetësohet aspak nga masat ndëshkuese që mund të merren ndaj saj në kuadër të përplasjeve me Ukrainën.
“Më falni për fjalorin, por nuk na kërcet për sanksionet e tyre. Kemi marrë kaq shumë sanksione dhe në një farë mënyre, këto kanë pasur efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë. Kemi mundësi të rrisim eksportet tona sepse kemi vetëmjaftueshmëri.
Nuk kemi djathë italian ose zviceran, por kemi mësuar të bëjmë djathë rus me recetat nga Italia dhe Zvicra. Sanksionet e reja janë pozitive, jo aq negative sa Perëndimi pretendon. Sa më shumë që Perëndimi trysnon Rusinë, aq më të fortë bëhemi. Lufta është gjëja e fundit që dëshirojmë.”, është shprehur ai.
Tatarintsev e pranoi se sanksionet e reja nuk kanë asgjë pozitive, por sipas tij nuk janë dhe aq të këqija, ndërsa akuzoi Perëndimin se nuk e kupton mentalitetin rus.