osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato…”

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato…”

Shoqëria jonë ka arritur në një pikë që vetëm mjerimi i fëmijëve e prek dhe e mallëngjen, jo më i të rriturve, por vetëm kaq, na vjen keq nëpër rrjetet sociale, sepse për t’u ngritur që të ndryshojmë diçka as që bëhet fjalë.

Rasti i fundit ishte ai i familjesShima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur mblidhnin kanaçe, pasi në shkollë nuk shkonin dot nga përbuzja, dhunimi dhe paragjykimi i moshatarëve të tyre.

Ata folën para kamerave dhe thanë me buzët që mezi i mblidhnin se në shkollë askush nuk donte të rrinte me ta.

Mes lotësh njëri prej fëmijëve shprehej:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”

Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi kanë ëndrra që për ta është më e madhja: të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të ndjekin shkollën.

Është gazetariEdi Oga që e ka rikthyer sërish vëmendjen tek ky rast, ku para disa orësh ka shpërndarë një status prekës në Facebook.

Oga shkruan:

Ka tre ditë që ka ndodhur, por mua nuk më hiqet nga mendja “zhulsi”! Më duket si reflektim në pasqyrë i dështimit tonë, i hipokrizisë dhe i ligësisë sonë të pariparueshme!
Ai nuk lyp, nuk vjedh. Ai mbledh kanaçe për të ngrënë bukë ndërsa i ati kërkon punë, çfarëdo lloj pune!
Ky djalosh nuk është zhuls, zhulsat që njoh unë vishen me rroba firmato dhe ngasin makina të shtrenjta!”