osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk “masakronin” bizneset me gjoba, u prangosën me bujë në 2015-ën: Sot, pafajësi, 50 milion lek, vendin e punës, për 10 punonjës të Tatimeve Shkodër

Nuk “masakronin” bizneset me gjoba, u prangosën me bujë në 2015-ën: Sot, pafajësi, 50 milion lek, vendin e punës, për 10 punonjës të Tatimeve Shkodër

Me 15 korrik 2015, Prokuroria e Shkodrës njoftoi mediat e përmes tyre publikun se kishte “zbuluar” një grup në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, i cili kishte konsumuar kështu elementët e veprës penale “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 181/a dhe 248 të Kodit Penal. Ranë në pranga 9 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Sot, pas 3 viteve e gjysmë, drejtësia ka përmbysur gjithçka. 10 personat janë shpallur të pafajshëm dhe madje, kanë fituar të drejtën të rikthehen në vendet e punës. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Tani flitet për anën financiare. Pas pafajësisë, punonjësit përfitojnë rrogat e plota mujore, për aq kohë sa kanë qenë në arrest, arrest shtëpie, hetim në gjendje të lirë, fazë gjykimi etj.

Nuk përfitojnë vetëm dy zonjat, të cilat pasi kanë marrë pafajësinë në shkallë të parë pas një kohe të shkurtër, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër. 8 personat e tjerë, kanë mundësi të marrin deri në 50 milion lekë, në total rreth 400 milion lekë të vjetra. Veç kësaj, pritet që të kërkojnë dëmshpërblim për ditët e padrejta të privimit të lirisë por edhe për prishjen e imazhit e reputacionit.

ShkodraWeb ka biseduar me disa nga personat që u kthyen në “gogol” të korrupsionit. Ata thonë se në gjyq, prokuroria nuk arriti të paraqesë asnjë provë për pasoja konkrete nga veprimet apo mosveprimet e personave që u arrestuan me bujë. Nga ana tjetër, Drejtoria e Tatimeve Shkodër, i pezulloi që të gjithë nga puna në vend që ti rikthente kur dolën në gjendje të lirë dhe ishin në hetim.

E gjithë kjo, ka sjellë që e gjithë “tullumbacja” të shfryhet, madje me kosto edhe për xhepat e taksapaguesve. Madje, një nga 8 personat, tashmë do të nisë punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë. Pavarësisht se faji është i organit të akuzës, rrogat e prapambetura do ti pagujnë Tatimet, tanimë që vendimi i pafajësisë është dhënë edhe nga Apeli. Nga ana tjetër, Prokuroria do të duhet të paguajë pasi të përfundojë gjykimi administrativ për ditët e padrejta të privimit nga liria dhe të drejtat e kufizuara, shto këtu edhe prishjen e imazhit pçublik të 10 personave.