Mbrëmjen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Zona e Debatit” me gazetarin Baton Haxhiu në kushte jo të zakonta. Intervista po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë të cilat nuk i kanë shpëtuar dëmeve të tërmetit.
Në Sallën e Hartave, aty ku dhe po zhvillohet intervista, suvatë e mureve janë rrëzuar në tokë, ndërsa gjithandej shihen thasë me çimento, gëlqere dhe skelat e ngritura pasi ajo është duke u rikonstruktuara. Mirëpo, kryeministri zbuloi dhe një fakt që nuk dihej më parë.
Rama tregoi në në katin e parë të Kryeministrisë janë bërë ndërhyrje për të përforcuar strukturën pasi kishte dëmtime, dhe tërmeti i 21 shtatorit do ta kishte rrëzuar gjithë godinën në tokë po të mos ishte rikonstruktuar.
“Sipas ekspertëve, nëse kati i parë nuk do ishte përforcuar, tërmeti i 21 shtatorit mund ta kishte këputur, pasi siç e shihni është e amortizuar. Për fat të mirë përforcimet e bëra në katin e parë kanë qenë shumë efektive. Ky është rasti për tju treguar njerëzve që të mos shohin plasaritje se ato nuk tregojnë gjë”, tha Rama.