Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Policia Shqiptare, në një hark kohorë prej disa muajsh, ka lokalizuar dhe arrestuar të gjithë kokat e krimit.
Janë lokalizuar dhe arrestuar Behar Bajri në Francë, Lul Berisha në Spanjë, baroni drogës Gëzim Çela në Kosovë, Leonard Duka në Belgjikë, kunati i Lul Berishë, Plarent Dervishaj në Dubai, Juljan Meçaj në Dubai, Florenc Çalja në Dubai etj.
Polici shqiptare ka lokalizuar edhe Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim përvrasjen e Endri Mustafës. Pas lokalizimit, policia ka njoftuar autoritetet turke, duke arrestiar Licin.
Më 10 maj të vitit 2023 prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës, më 17 maj 2021.
Dosja nga grupi hetimor i prokurorisë është dërguar ne gjykatën e Shkodrës, por për shkak te mos arrestimit të Licit deri tani, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.
Në tetor të vitit 2022, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.
Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.