Nëse nuk jeni përzgjedhur si fitues i lotarisë amerikane nuk duhet të humbni ende shpresat. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, ambasada Amerikane në Tiranë thotë se mund të vazhdoni të kontrolloni statusin pasi në të kaluarën ka ndodhur që ata që nuk janë shpallur fitues në fillim janë shpallur fitues më vonë. Ambasada këshillon aplikuesit që të kontrollojnë statusin herë pas here deri në 30 shtator 2019.
Pyetja: Përshëndetje! #pyetannën Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë, që ne mund të fitojme në mujat apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! do të doja një përgjigje sa më konkrete.
Përgjigja: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.
Pyetje: Më falni që po uabëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikmit??
Përgjigje: Ka ndodhur para dy vitesh.