Këngëtarja e njohur labe, Blerina Balili në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Ora Verore’ ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.
Balili ka treguar se është martuar që 15 vjeçe dhe tani në moshën 41-vjeçare është gjyshe e një nipi.
“Kam dy fëmijë, dy djem. Të madhin e kam të martuar, më ka bërë gjyshe. Kam një nip shumë të bukur. 41 rrumbullak dhe nuk më vjen turp ta them. Unë e them moshën, nuk e kam problem fare. Zoti t’i jep rrudhat, të jep dhe pleqërinë, rininë, bukurinë, mëson njeriu nga këto gjëra në jetë.
Jam martuar që fëmijë, ashtu ikëm dhe në Greqi ishim të detyruar. I linda dhe rrita andej fëmijët. Erdha shumë vonë në Shqipëri. Kam ikur 18 vjeç në Greqi dhe jam kthyer 28. Jam bërë nënë që 15 vjeç dhe gjyshe për herë të parë u bëra 40 vjeç,” tha këngëtarja.