osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk kam pasur kurrë një psikolog, e njoh në burg kur s’më duhet më! Mori hakun e të atit të vrarë, rrëfehet 17-vjeçari: Jam penduar!

Nuk kam pasur kurrë një psikolog, e njoh në burg kur s’më duhet më! Mori hakun e të atit të vrarë, rrëfehet 17-vjeçari: Jam penduar!

Florian Përvathi është një ndër emrat më të diskutuar në muajt e fundit në Shqipëri. 17-vjeçari vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit.

Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën të atit në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Shqipëria Live ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari. Florian Përvathi foli për gazetarin Eraldo Harlicaj.

“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi.

Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.

Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.

Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot

Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës.Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën. Shpresoj që kur të dal të bëj shkollën dhe të hap ekspozita”, – tha Florian Përvathi ndër të tjera.