“Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri. Unë jam i pastër, dhe nuk kam frikë! As nuk e kam ndërmend të merrem me këtë punë, jam i pastër. Gruaja dhe fëmijët e mi nuk kanë nevojë për vizë, ato janë nënshtetas australianë.” Ky ishte reagimi i deputetit Tom Doshi pas vendimit të DASH.
Por, kjo deklaratë e tij ironizohet nga gazetari Guxim Alimani, i cili thotë se do të ndjejë dhimbje në momentin, që doi i sekuestrohen të gjitha.
“O i fortë Toma! Haha rri mirë o njeri që kurrë nuk pate shok klase se do ngelesh me duar në xhepa duke parë sarajet e konfiskuara e sa për fabrikat e ilaçeve nuk do të ngelet as aspirinë kur të dhëmbi koka . Se dhimbja që ju shkakton USA kriminelëve është e rëndë e papërballueshme or Tomë!”, shkruan ai.