Big Brother Vip është vetëm një javë larg finales së madhe. Të premten u eliminuan nga gara Arjola Demiri dhe Monika Lubonja.
E para që mori lajmin për të dalë ishte Arjola. Sapo Arbana ia komunikoi çfarë shkruante zarfin Arjola u çuan në këmbë për të përshëndetur banorët.
Deri këtu çdo gjë është në rregull, por ajo që nuk u vu re ishte momenti kur Monika u gëzua për këtë lajm dhe qeshi sapo u ktheu shpinën banorëve.
Një video e publikuar së fundmi tregon qartë që Monika u gëzua se Arjola po dilte nga shtëpia, pasi po e shikonte si një problem më pak për të prekur finalen. Kujtojmë që Monika nuk arriti dot të shkonte në finale.