Iliriana Olldashi, është gjyqtarja e cila shqyrtoi çështjen e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.
Seanca në Apelin e Posaçëm për Berishën dhe Malltezin, e cila drejtohej nga gjykatësja, Iliriana Olldashi, ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Vendimi i GJKKO-s ka qenë rasti i parë për ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie, vendim i cili nuk është marrë asnjëherë më parë që nga krijimi i kësaj gjykate.
Ja disa nga bëmate kësaj gjyqtarje që e përdor ligjin dhe pushtetin si pronë pa i argumentuar në asnjë rrjesht të vendimit veprimet e saj kriminale:
1-Ky standard gjykimi nuk është zbatuar as për të akuzuar të tjerë të cilët kanë patur akuza nga më të ndryshme duke marrë rastet, e katër ish-kryebashkiakëve, Vangjush Dakos, Safet Gjici, Fatos Tushe dhe Fredi Bejlerit edhe në rastin e ish-drejtorit të RTSH-s, Thoma Gëllçi, GJKKO ka vendosur masë arrest me burg.
2-E njëjta gjyqtare ka dhënë vendime edhe më ekstreme si në rastin e deputetit, Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua nga burgu por gjyqtarja Olldashi, vendosi ta rikthejë sërish në qeli.
3-Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi. Avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.
4-Pak kohë më parë ajo ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve të cilët denoncojnë skandale të lidhura me politikanët – raporton VoxNews.
Pas verifikimeve të bëra rezulton se Olldashi është mikeshë e Argitës dhe kliente e familjes e cila ka blerë me çmim special apartament 120 metra katror vetëm për 75 mijë euro.
Gjyqtarja e rreptë çuditërisht u zbut me Malltezin
Ndaj SPAK ka bërë rekurs se kjo gjyqtare është në konflikt interesi për të gjykuar anëtarët e klanit Berisha ku përfshihet edhe Saliu, i cili e kishte gjyqin sot, por çuditërisht Olldash planifiokon ta jap vendimin nesër pas t’i kthehen parat e banesës dhe shtëpia të kthehet në dhuratë.
Ka shumë mundësi se kjo gjyqtare e paparë ndonjëherë në dyert e drejtësisë, për guximin që ka për tu tallur me ligjin dhe shtetin, ta dërgoi edhe Saliun që nesër në parlament, duke i ndërruar masën e sigurisë.
Olldashi e kaloi vetingun në vitin 2019 në menyrë të dyshimtë për lidhje të ngushta me një nga antarët e komisionit.
Për këtë do publikojmë matriale me prova dhe fakte se si mund ta kalojnë vetingun edhe nëse nuk je i aftë, mjafton të kesh lidhje me vetingashët. /Ekskluzive.al