osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk ka më “groteskshow” kur për Shkodrën “analizojnë” ufologët e saj!

Nuk ka më “groteskshow”  kur për Shkodrën “analizojnë” ufologët e saj!

Nga Besi Bekteshi

Durova disa minuta një kakofoni show politik dhe me “ufologjistë të Shkodrës” që në fakt është thjesht “groteskshow”! Asnjë aty nuk njeh Shkodrën sot.

As dje. As ai që duket shkodran. Sigurisht që Shkodra është më e përveçmja në Shqipëri, por jo se ju përgjigjet pyetjeve me të drejtpërdrejtë, por se ka talentin e batutës dhe shpesh të “nxjerrjes së kunjit” me pyetësorët që në kohën e sotme janë një tik tok pothuaj elektoral.

Pa njohur asgjë, pa kuptuar as “antikomunizmin” as “anti socializmin” e saj fillojnë ta përdorin për qëndrestaren, duke kujtuar se Shkodra është aq e marrë sa të rrijë pa bukë se kështu i thonë nga Tirana!

Mbledhur njerëz që nuk njohin as histori politike të saj që me Vilajetin e Pashallëkun. Nuk njohin as Shkodrën e administrimit internacional dhe sjelljen e saj politike në kohë shumë të vështira për Shqipërinë.

Dy elementë që nuk i ka as një qytet tjetër qendër Vilajeti. Nuk njohin as Guvernatoriatin e Zogut mbas qeverisë kombëtare të Kongresit të Lushnjës dhe vështirësitë e ndryshme nga Shqipëria, por në Shkodër. Nuk njohin as sjelljen e Shkodrës, në 1924. As atë të 1928. As të fillimit në Monarki dhe oponencën e saj atëhere. Nuk dinë sjelljen e përveçme të Shkodrës me pushtetet arrogante. As kanë analizuar vitet e para të regjimit komunist në Shkodër!

Nuk dinë e nuk marrin dot me mend, pse aty është urrejtja më e madhe për regjimin e Enver Hoxhës. Nuk kanë as statistika, as analiza të persekucionit, jo vetëm të klasës së të pasurve dhe të religjonit, por të shtresës së mesme, borgjezisë së mirë formuar në Shkodër shumë më tepër se në çdo vend në Shqipëri.

Nuk janë ulur të kuptojnë se regjimi i Enver Hoxhës në Shkodër ka pushkatuar dhe burgosur më shumë idealistë të majtë dhe komunistë se kudo. Që të nxjerrin konkluzion pse dhe e majta shkodrane është distante me atë të Shqipërisë që shpesh i kullon goja lëng për “shokun Enver”!

Shkodra është reaksionare realisht dhe është shfrytëzuar nga derrbederrë ish komunistë e ish spiunë në PD, por ajo nuk është maskaresha politike e një gjaku dhe prone të marrë dhunshëm nga “zallamani hane” dhe lumpen proletariat që erdhën në Shkodër me sytë me gjak kundër saj. Ufologët e Shkodrës, nuk njohin lagjet e saj. Nuk dinë që le t’jua ndërrojnë emrat sa të duan, ato të vjetrat përdoren.

E kur një i huaj vjen nuk i di dhe nuk mund të kuptojë rëndësinë që kanë dhe politikisht. Ufologët nuk dinë fshatrat rreth Shkodrës, as ndikimin e tyre, e as sa ndikohen nga qendra. Ufologët e Shkodrës, nuk njohin familjet e vjetra dhe ato të rejat në Shkodër. Nuk njohin statusin e tyre shoqëror dhe atë politik. Nuk njohin “lëkurën” qytetare të saj sot, hollimin apo trashjen suburbane si proçes.

Ufologët që mbajnë leksione grotesku për Shkodrën në TV medemek të Tiranës kozmopolite, ose pa trashëgimi të fortë politike krenohen me Shkodrën medemek qëndrestare; kur në fakt ajo është reaksionare. E kanë quajtur kështu për 45 vjet dhe idiotë të së majtës “moderne” në Tiranë, po kështu e kanë kuptuar dhe trajtuar dhe ajo kështu si e kanë “shtruar i ka mbuluar”!

Ufologët nuk dinë tashmë dhe ndryshimin specifik të saj, jo për mirë, por që nesër sërish kthen të njëjtat analiza shekullore për të. Ufologët politikë të Shkodrës, nuk njohin barcoletën e saj. As batutën. Thjesht dëgjojnë Luizin, por kjo është shumë pak. Ufologët e groteskshow-t të Shkodrës kujtojnë se në këtë vend demokratët dhe socialistët kanë “humor” të ndryshëm, se janë politikisht bie fjala ndryshe. Por Ufologët politikë të Shkodrës kanë një dijeni.

Ata e dinë se Shkodra është për veçorinë e saj një platformë laboratorike në folkpolitikën e sotme. E kjo sigurisht është dobësia më e madhe dhe e pakuptimtë zgjatur në kohë e saj. Zgjatur sepse Shqipëria duhet të shpallet me zor “pluraliste”!? Duke konverguar mes tyre derivatet e PPSH dhe shpallur Shkodrën “reaksionare” si ndryshe.

Po këtë gjë e bëjnë. E bëjnë se është në natyrën e tyre pra! Pragmatiste thonë! Po, asaj që dje i thotë atij përballë mafioz, kriminel, komunist dhe nesër fle qetësisht me të. Biles mbetet dhe shtatzënë. Gjithsesi Shkodra ka një beteje. Pyetja është: do vazhdojë platformën laboratorike apo do largohet prej saj.