Dy lajme, publikime, me terhoqen vemendjen sot nga rrjeti:
1: Nje fshat ne France, i shkaterruar teresisht nga nazistet ne qershor 1944, duke vrare edhe 643 njerez, ishte lene ashtuc sic e shkaterrua, germadhe. Perfshi edhe skeletin e nje makine ne shesh. Nje muze i hapur i barbarise naziste qe vizitohet nga mijera njerez ne dite.
2: Ne Gjakove ndodhej nje gur, obelisk modest, qe kujtonte nje ngjarje qe ngjan me ato tragjedite epike.
Nje grua PASHKE KRASNIQI MARKU, një nëne të cilës kur iu kthyen eshtrat e djemve të vrarë nga serbët, nuk duroi dhe vrau veten pasi varrosi bijte.
Por pronarini tokes ku ishte obelisku mori nje fadrome dhe e rrezoi ate, pasi i kishte zene aren. Kushedi sa prodhim do te marre ne ate vend ai.
P.S: Di njeri te na tregoje nje vend domethenes per krimet e komunizmit ne Shqiperi, apo vete komunizmin xhanem?. Cfare beri ai ne Shqiperi?
Ndonje kasolle a barake ku jetonin armiqte e klases ne fshatrat e Lushnjes apo gjetke, ndonje burg te rikonstruktuar, vec atij te Spacit qe ia moren edhe tullat e qe tani ekspozojne vetem ca kazama si instalacione./Mentor Kikia