Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë me një reagim të fortë për zërat që i kërkojnë llogari PS pse nuk ka vendosur ende drejtësi për urdhëruesit e vrasjes së 4 protestuesve në 21 2011 në mes të bulevardit.
Spiropali me tone revolte paralajmëron se nuk ka ujë që e lan Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, dhe se gjaku i të rënëve do të bjerë mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Nuk na kompleksojnë hijenat që dje justifikonin vrasjet dhe ndihmonin publikisht në manipulimin e provave, dhe sot pyesin me nënqeshje cinike pse nuk keni bërë drejtësi.
Do i kujtojmë cdo ditë për ta shporrur farën e pushtetarit që vret dhe fsheh provat. Që blen dhe merr peng drejtësinë. Që mbron plaçkën e vjedhur. Që tallet me gjakun. Që mburret me vrasjen.
Nuk ka ujë që e lan Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Drejtësia dhe gjaku i të rënëve do të bjerë mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre!”, shkruan Spiropali.