Simon Simoni bëri një transferim përrallor duke kaluar nga Dinamo e Kategorisë së Parë te Frankfurti i Bundesligës. Vetëm 18-vjeç dhe duket se një e ardhme e madhe e pret përpara këtë djalosh.
Për të gjithë ata që mendonin se do të kemi një huazim të menjëhershëm nga Frankfurti, duket se gabohen. Klubi gjerman ka nxjerrë listën e lojtarëve që ka marrë me vete në Dubai ku do të qëndrojnë për përgatitjet e dimrit nga datat 4 deri në 14 janar.
Gjatë kësaj kohe do të ketë edhe organizime të ndeshjeve miqësore, me Simonin që pritet të ketë minutat e tij. Gjithashtu te Frankfurti është edhe një portier tjetër me origjinë shqiptare, Diant Ramaj, por ky i fundit mbron ngjyrat e Gjermanisë. /Sport Ekspres/