Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë sot në Krujë, ku ka vizituar ujësjellësin e Tapizës. “Nuk ishte vënë më dorë qysh prej ndërtimit të tij në kohën e komunizmit, tanimë është kthyer nga një bombë me sahat për shkak të degradimit e të rrëshqitjeve masive, në një burim të sigurtë jetese për fermerët e zonës”, shprehet Rama në rrjetet sociale.
Postimi i Ramës
Tapizë, Krujë – MBI 700 PROJEKTE TË REALIZUARA mbi Masterplanin Kombëtar të Ujitjes, kanë thuajse dyfishuar tokën e punueshme në Shqipëri, duke çuar ujë në plot sipërfaqe të mbetura djerrë nga thatësia e vazhdueshme dhe duke ndikuar në rritjen e ndjeshme të prodhimit bujqësor gjatë viteve të qeverisjes sonë
Ujëmbledhësi i Tapizës ku nuk ishte vënë më dorë qysh prej ndërtimit të tij në kohën e komunizmit, tanimë është kthyer nga një bombë me sahat për shkak të degradimit e të rrëshqitjeve masive, në një burim të sigurtë jetese për fermerët e zonës