Nuk ishte dakord me lidhjen e së bijës me 47-vjeçarin në
Marrëdhënia mes një babai shqiptar dhe vajzës së tij po diskutohet masivisht në Itali dhe në Shqipëri.
Heidi Baci, shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” (Big Brother italian) ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babain e saj.
Brenda shtëpisë ajo u njoh me një 47-vjeçar, Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak babait të saj, për të cilin tha se partneri është më i madh se ai dhe për më tepër e keqtrajton.
“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua.Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.
Sot në “Shqipëria Live” ka qënë i ftuar miku i Massimiliano, i cili ka folur më tepër për lajmet që qarkullojnë në mediat italiane.
Ai është shprehur sipas mediave italiane, Massimiliano pritet që ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje të imazhit, pasi disa herë gjatë spektaklit ai përmendi faktin se Massimiliano ishte shumë i madh për Heidin, madje më i madh se vet ai si edhe lidhur me faktin se ai e keqtrajtonte.