Europarlamentari Michael Gahler është shprehur se rreshtimi krah vendit autoritar të Kinës apo Rusisë duke menduar se është më mirë për njerzit, është ide e gabuar.
Në një intervistë për Zeni.Tv, Gahler i pergjigjet Rames teksa tha se ky afrim mund të vlejë vetëm për disa përfitues, por jo për pipullsinë.
Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Shqipëria do të futet në BE do të jetë mirë për të gjithë.
‘Unë mendoj se BE është përgjigja më e mirë për çdo vend. Të rreshtohesh në krah të një vendi autoritar apo diktaturë apo të mendosh se njerëzit do të jetë më mirë nëse ti rreshtohesh në krah të Kinës apo Rusisë, kjo mund të vlejë për disa përfitues që janë të dyshuarit e zakonshëm që ndihen mirë, por nuk është e mira për popullsinë.
Unë jam besimplotë se shumica e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Dhe kritika nuk bëhet për hir të kritikës, apo kundër një partie apo personi specifik, por është shqetësimi ynë që gjatë rrugës për në BE mund të humbet kohë.
Prandaj ne duhet të jemi të dobishëm për njëri-tjetrin. Unë do të vazhdoj të mbështes procesin e anëtarësit të BE-së, nëse Shqipëria do të futet në union do të jetë mirë për të gjithë’, u shpreh europarlamentari Michael Gahler.
Ne fakt ne asnje rresht kryeministri Edi Rama nuk permendi Kinen apo Rusine, por ka shprehur pakenaqesine per anashkalimin nga ana e BE te vendeve te Ballkanit Perendimor per furnizimi me vaksinen anti-Covid.
Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, komentoi sot deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Rama foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit
Rama shtoi se nuk mund të citohet çdo lloj koordinatori i PE-së, që ndoshta nuk e njeh as vendi i vet dhe që keqpërdoret nga Tirana.
“Për cilin qershor bëhet fjalë, se unë njoh 1 qershorin. Çfarë është 5 qershori? Për çfarë flitet? Ç’punë ka një koordinator i PE-së me këtë datë? Për çfarë jemi ne këtu, që mos hapim gojën edhe kur shohim një fakt. Ka njerëz politikanë që në vendet e tyre as i njeh kush dhe vijnë këtu e na japin mend.
Ky është një karagjozllëk i madh, që e bëjnë për pushtet, për të marrë karrige dhe të bëhet Shqipëria copë-copë, me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të trasha.
Merrni një shtet si ne, që dalin njerëz të dorës së dytë dhe të tretë në vendin e tyre, që shumë mirë për punën e tyre, por s’kanë pse merren me ne, duke u keqpërdorur nga këtu”, tha Rama.
Edi Rama vijoi me akuza ndaj opozitës, duke u shprehur se nxjerrë në rrugët e Europës fjalët më të ndyra për Shqipërinë.
“Nuk njoh koordinator të BE-së dhe s’kam pse t’i përgjigjem. Kur të kem kohë, të shoh nëse do mësoj më shumë për personin në fjalë. Opozita tregon përralla nga e kaluara. Ju si gazetarë jeni me Shqipërinë apo me koordinatorë të PE-së që merren me histori që s’kanë lidhje me vaksinën.
Keni hall se përgojohet BE-ja. Këto që thuhen janë përgojime të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto unë e di se kush është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë dhe duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe, që janë edhe fyerje për inteligjencës”, u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama nënvizoi se politika nuk mund të jetë një cirk, ku nuk mbarojnë karagjozët.
“Nuk kam përgojuar asnjëherë BE-në. I dëgjoni se çfarë thonë në Europë për vaksinën, çfarë thotë presidentja e Bashkimit Europian, po përgojon Europën? Politika nuk mund të jetë një cirk ku nuk mbarojnë karagjozët. Këtu unë po flas për diçka, ku bëhet fjalë për familjarët tanë.
S’ka nevojë ta mbrojë BE-në nga unë asnjë koordinator i Bashkimit Europian. E mbroj vetë BE-në më mirë se çdo koordinator, të jetë me kombësi çfarë do. Këta flasin kështu se ushqehen dhe mbështeten nga Tirana, prandaj flasin kështu. Nuk kanë minimumin etik kur flasin, ku është në Babrru apo në Bruksel. Ne po flasim për vaksinën, për shëndetin”, përmbylli Rama.