Armando Broja nuk e nisi nga minuta e parë as kundër Dinamo Zagreb, në një ndeshje e cila ishte formale për t’u mbyllur. Si do të jetë e ardhmja e sulmuesit kur dihet se ofertat nuk mungojnë për të?
Gazetari Ben Jacobs ka zbuluar një variant krejtësisht tjetër nga çfarë mendohej. Sipas tij, Potter nuk do ta lëshojë Brojën që të largohet në janar. Sipas Jacobs, Armando është pjesë e planeve për të ardhmen, por do të kërkojë pak kohë deri sa të marrë besimin si titullar.
Për shkak të numrit të shumtë të njerëzve nga vendi ynë që po zgjedhin të emigrojnë pikërisht në këtë shtet të huaj, në Britani nuk po na presin aspak mirë për shkak të rrugës ilegale që po përdorin dhe çështja e shqiptarëve në Britaninë e Madhe është kthyer në një debat të madh.
Situata arriti deri aty sa një gazetar të ngacmonte Armando Brojën për vendin e tij dhe mënyrën sesi po pushton Britaninë. Por sulmuesi do t’i kthehej kësaj pyetje me krenarin e madhe për shkakun e të qenit shqiptar. “Unë jam krenar që jam shqiptar, jam krenar që luaj për këtë Kombëtare, nuk di asgjë sa i përket çështjes së emigrantëve.
Origjina ime dhe e familjes sime është prej andej”, do të shprehej Broja. Ndërkohë Edi Rama ka publikuar pikërisht këtë video, duke e quajtur turp për këdo që veçon komunitetin shqiptar në Britani me fjalët: “Krenar për ty Armando Broja”.