Pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, në Tiranë Yuri Kim, kreydemokrati Lulzim Basha ka rikthyer për fushatën elektorale një nga premtimet më madhore të ish- kryeministrit Sali Berisha në 2013, liberalizimin e vizave me SHBA-në.
I ftuar në Syri Tv, Basha tha se PD e ka pasur dhe e ka objektiv një gjë të tillë.
“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend.
Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama.
Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht. Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare,” tha Basha.
Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA. Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA. Me këta partnerë me të cilët hoqëm vizat, ne do të mundësojmë që shqiptarët të ndjejnë benefitet me partnerët euroatlantikë, në radhë të parë te ekonomia”, tha Basha.