osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk harrohet lehtë zëri i “Bilbilit të Vlores”, Kleopara Skarco

Nuk harrohet lehtë zëri i “Bilbilit të Vlores”, Kleopara  Skarco

“Një bahçe me portokalle/ hyn e del o moj një sorkadhe/ dil moj nënë dil, dil se kush po vjen/ po na vjen bandilli/ zemrën na i rrëmben…”

Sa herë e kishim dëgjuar në radio këtë këngë të bukur në atë kohë të largët, në mesin e viteve 60-të! Sa shpejt u popullarizua ajo këngë; nuk kishte familje shqiptare që në gëzimet e ndryshme familjare të mos e këndonte atë këngë. Cila ishte ajo vajzë me atë zë kaq të bukur dhe melodioz, me atë zë të fuqishëm dhe timbrik?! Shumë dashamirës të këngës e dëshironin ta njihnin atë këngëtare që shumë shpejt ishte futur në çdo shtëpi shqiptare. Televizorët në atë kohë, pothuajse nuk njiheshin fare.

Atë fat, për ta parë këngëtaren simpatike të re në moshë, me zërin si bilbil dhe kanarinë e pati populli i Vlorës, nga gjiri i të cilit doli ajo. Skenës së Estradës të qytetit Vlorë iu shtua edhe këngëtarja 16 vjeçare Kleopatra, që do njihte vetëm suksese dhe vlerësime me çmime të ndryshme. Suksesi i erdhi i menjëhershëm.

Po me këngën “Në bahçe me portokalle” në vitin 1966 këngëtarja Kleopatra Skarço do rrëmbente çmimin e parë në festivalin kombetar të ansambleve artistike. Emri i saj shumë shpejt u bë i njohur anembanë Shqipërisë. Emri dhe zëri i saj nuk mund t’i shpëtonte edhe organizatorëve të festivalit të këngës në radio. Në Festivalin e 6-të të Këngës në Radio (Dhjetor 1967) Kleopatra do të paraqitej në atë festival me këngën “Festë në Malësi”, kompozuar nga Nexhmedin Doko dhe fituese e çmimit të dytë:

/Na u mbush shtëpia, plot miq edhe shokë/ sot ka festë Malësia/ gëzojm’ të gjith’ tok’/ ja tata krenohet, po qesh Lokja nanë/ se Mrika e kreu shkollën në Tiranë…/

Edhe pse juria e festivalit e vlerësoi atë këngë me çmimin e dytë, ajo u pëlqye dhe u popullarizua shumë. Në ato vite, drejtuesja e emisionit “Radioposta” njëherë tha: “Për këngën “Festë në Malësi” na kanë ardhur 104 kërkesa. Në pamundësi për t’i përmendur, me kënaqësi po e transmetojmë këngën”

Përveç se këngëtare në Estradën e qytetit Vlorë, Kleopatra Skarços iu hap rruga për të qenë pjesëmarrëse në festivalet e këngës në radiotelevizione. Një vit më vonë, ajo u paraqit në festival me këngën: “Festa e dritave”, dubluar nga këngëtari Vladimir Muzha:

/Lëvizin çelsat fshatit trak e trak, mbrëmjeve/ Si grumbuj yjesh llampat ndrisin prap, maleve/ Në gjithë këto drita vallja hidhet sot, plot gëzim/ kjo mbrëmje e bukur duket kaq e bardh’, si agim/ ushto fuqishëm këngë e dritës, kënga jonë e re/ dhe kullat dridhen nga ky gaz që ndjejmë ne…/

Në festivalin e 8-të të këngës në RTVSH Kleopatra këndoi këngën: “Brigjeve të Drinit”

/Ç’jan’ gjith’ k’to krisma maleve, përse bjen daullja o shokë/ populli në dorë mban flamurë, ku janë nisur vallë, ku po shkojnë?…/

Në fest. e 9-të të Këngës në Radiotelevizion, Kleopatra Skarço këndoi këngën “Nënë dhe shoqe”, kompozuar nga Tahsim Hoshafi:

/Nënë e dashur nënë/ lumtur ti më do/ shoqja ime e mirë ti je/ rrugëve të jetës pranë të kam kudo/ shoqja ime e mirë ti je/ ti një ditë na pe të dy ne krah për krah’/ një ditë në lulishte përsëri na pe/ diçka të më thoshje unë e prisja/ por ti për çudi, gjë s’më the../

Në festivalin e 10-të të këngës këndoi dy këngë: “Ne të dy” kompozuar nga Agim Krajka dhe kënduar në duet me Nevruz Yzeirin dhe e dubluar kjo këngë nga dueti Justina Aliaj dhe Sherif Merdani,

/ Në vallzim një nate t’shtunë/ syt’ e tu tek mua mbenë/ doja tok të loznim shumë/ por nuk munda veç njëherë/ drejtim jush kush të marri/ bashk’ me ta vij dhe un’/ n’atletik un’ i pari/ po për tek ty arij në fund/… si edhe me këngën tjetër “Mes dritash” kompozuar nga Kastriot Gjini dhe e dubluar nga Nevruz Yzeiri.

/ Erdha sot, siç vij gjithmonë/ tek reklama unë të pres ty/ si gjithmonë takimi jonë/ në mes tyre ne të dy/ ku ka drit’, ku ka zhurm’/ edhe njerëz gjen kudo, aty pres unë një djal’ flokverdhë/ tek reklama përherë më i bukur ai vjen, kur mbrëmja zbret/ interesant, sot dukesh ti/ mes dritash ndizet dhe një neon/ janë syt’ e tu, plot kaltërsi/ nga drit’ e tyre gjithçka ndiçon…/

Të dyja këto këngë u vlerësua me çmimin e dytë. Pas pjesëmarrjes disa herë rresht në festivalet kombëtare të këngës së muzikës së lehtë dhe atyre popullore me ansamblet artistike, Skarço do të pranohej këngëtare profesioniste e qytetit Vlorë. Në ato vitet e saja tepër të sukseshme, veçoj, turneun e gjatë e të suksesshëm dy muaj e gjysëm në Kinë, ku midis artistëve të tjerë shqiptarë, shkëlqeu edhe Kleopatra. Një turne dhe një sukses i paparë ndonjëherë.

Në Festivalin e 12-të të këngës në RTVSH, që do të ishte edhe festivali i fundit që ajo do të merrte pjesë në festivalet e muzikës së lehtë shqiptare, Kleopatra këndoi përsëri dy këngë: “Të dua bregdeti im i kaltër”, kompozuar nga Nikollaq Bulo dhe dubluar nga Valentina Gjoni: /Sot vrulli s’mbaron/ bregdeti faqen po ndrron/ ngado portokaj, deti qelq e vjeshta maj/ të rinjtë ndërtojnë brezare/ bregu ngado gjelbëron/ kësaj toke kaq të lashtë, i falim ne sot gëzim…/ si dhe me këngën “Kënga e lumenjve” kompozuar nga Tish Daia dhe dubluar nga Hëna Xhemali:

/…O lumenj, Hej hej, ujvarat shkumëzojnë me hare/ në Fierz’ në Vah të dejës, në Ulzë edhe shkopet…/ Kleopatra Skarço u shkëput nga festivalet e këngës së lehtë shqiptare, por jo nga muzika, për të cilën ajo kishte lindur për ta kënduar dhe, që pa të, nuk mund të jetonte dot. Me Estradën e Vlorës dhe me Grupin “Labëria” ajo do të shpaloste me mjeshtëri këngët e bukura e të pavdekshme qytetare vlonjate:

Esmerkë moj esmerkë/ esmerkë moj lezet me kripë/ pa dil pak, o pa dil pak, o pa dil pak moj të shoh një çikë…/ / O dola sonte që pa gëdhirë/ yjet ndrijnë mbi lëndinë/ bëra tutje monopatit/ pa u trembën qingjat e shpatit/ dola moj dola/ atje moj lart në male/ o sa bukur tingëllon/ o curla dyare. /Nënë portokalle moj, të ndala un’ ty/ lulet e limonit moj, të binin në sy/ ngrije kokën lart moj/ se më morri malli/ vinte gusha jote moj/ aromë portokalli/… / Do këndoj, o si bilbili/ shtruar-o, do marr një valle/ e ju shokë, a më njihni// jam shqiponjë e tokës labe…/ së bashku me këngëtaren tjetër të mirënjohur meliha Doda.

Erdhi një kohë, mëse normale, që bilbili vlonjat i këngës së bukur të Vlorës, t’i thoshte njëherë e përgjithmonë “Lamtumirë” qytetit të saj të dashur dhe spektatorëve të mrekullueshëm vlonjatë që e duartrokitën me aq dashuri, për të “fluturuar” në strehën e saj të re, në qytetin Kukës. Në strehën e saj të re, në Kuksin e ri, Kleopatra do të quhej me mbiemrin Dokle.

Askush s’do ta besonte që “bilbili” i Vlorës do këndonte me aq mjeshtëri edhe këngët e bukura të Kukësit. Kleopatra Dokle, si mjeshtre e këngës, diti t’i përshtatej shumë bukur edhe këngëve me çifteli të shoqëruara nga daullet dhe tumpanet dhe veglat e tjera muzikore. Kjo bëri që Kleopatra Dokle të pëlqehej dhe të ndjente ngrohtësi tek spektatori kuksian, duke u quajtur edhe bilbili i këngëve kuksiane. Repertori i këngëtares Kleopatra Dokle është i madh dhe i larmishëm. Ajo është mjeshtre e të kënduarit këngët e ndryshme nga të gjitha trevat e shqiptarisë.

Në vitin 1987 kam rastisur në Shkodër dhe e kam parë në sallën e Teatrit Migjeni kur Keopatra Dokle u paraqit me koncertin e saj recital. Në atë koncert ajo këndoi pandërprerje 25 këngë. “Ala emnin s’ta kam xan” dhe këngë të tjera shkodrane dhe nga rrethet e ndryshme të vendit që ajo interpretoi, gjatë gjithë kohës u shoqëruan me duartrokitje nga spektatori shkodran. Në karierën e saj të gjatë e të sukseshme si artiste, këngëtare profesioniste, Kleopatra Dokle është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme, në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe tani pas kaq vitesh, zëri i saj kumbues dhe melodioz është njësoj, si atëherë.

Faleminderit Kleopatra Dokle dhe gjithë artistët e tjerë, për gjithçka keni bërë në udhën e gjatë e të bukur të këngës së pavdekshme shqiptare.

Meritoni nderim, mirënjohje, respekt !!

Nga Pierre-Pandeli Simsia (Vlore)