Lulzim Basha ka një urim për Edi Ramën.
“Sa për Ramën në aspektin personal i uroj pleqëri të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë”, tha Basha.
E ndërsa për brinjët e tjera të ‘trekëndëshit të Bermudës’, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e anashkaloi pyetjen, duke e kthyer në një urim për shqiptarët.
“Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, nj vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31 vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj”, tha Basha.