Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga vizita që po zhvillon sot në Belsh. Një zonë e cila është zhvilluar dhe po merr modelin e ri të ekoturizmit falë një projekti të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Rama ka ndarë një video në Instagram ku shihet në Belsh pranë disa shtëpive pushimi që janë ndërtuar atje, teksa thotë se nuk është as Zvicra dhe as Norvegjia, por Belshi.
“Përshëndetje nuk jemi në liqenet e mrekullueshme të Europës Qendrore apo Veriore, por jemi në Blesh. Në një nga liqenet e zonës ku i japim shtysë zhvillimit të qëndrueshëm me projektin dhe financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Së shpejti jeni të mirëseardhur”, thotë Rama në video.