Koordinatori politik në Dibër i demokratëve ishte Edi Paloka. Ndërsa socialistët drejtoheshin nga Damian Gjiknuri, dhe aleat me ta ishte Ymer Lala, i cili ishte koordinator politik i PDIU-së për këtë qark.
Nuk është thënë asnjëherë më parë, por Ymer Lala qëndroi gjatë fushatës zgjedhore në një hotel të Peshkopisë, i cili është më i miri në zonë dhe rastësi apo jo, aty qëndronte kreu demokrat Lulzim Basha dhe pjesëtarët e tjerë të shtabit demokrat.
“Ymer Lala flinte në të njëjtin hotel ku rrinte Lulzim Basha, me gjithë shtabin e tij elektoral. Të dyja shtabet qëndronin në të njëjtin hotel, dhe di që PD-ja ka pasur oferta dhe kërkesa për bashkëpunim nga ana e Ymer Lalës për këto zgjedhje lokale”, tregon Damian Gjiknuri për Top Story.