osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk është mesazh vetëm për Adriatik Llallën!

Nuk është mesazh vetëm për Adriatik Llallën!

Nga: Mero Baze

Kjo është hera e parë që një zyrtar I lart shqiptar, ka vemendjen individuale nga Sekretari I Shteti I SHBA, si një person I padëshirueshëm në SHBA, për shkak të rolit negativ që ka luajtur, në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri dhe përfshirjen në korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Qëndrimi zyrtar I SHBA në fakt është paralajmëruar muaj më parë. Ambasadori I SHBA në Shqipëri Donald Lu, e ka përmendur disa rolin minues të ish Prokurorit të Përgjithshëm në reformën në drejtësi dhe ka theksuar se ai dhe zyrtar si ai, kanë frikë nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri.

Por beteja më e fundit ka qenë beteja për zëvendësimin e Prokuroit të Përgjithshëm pas mbarimit të mandatit të tij kushtetues në javën e parë të Dhjetorit. SHBA dhe BE u angazhuan zyrtarisht në respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për zëvendësimin e kryeprokurorit, duke përdorur dispozitat kalimtare që ishin vendosur nga reforma në drejtësi, tek ligji për Prokrurin e Përgjithshëm.

Por çfarë ka ndodhur?

Për shkak të qëndrimti konstant të SHBA dhe BE për zëvendësimin e Adriatik Llallës, opozita në Shqipëri tentoi të shkaktoj krizë politike dhe revolta të dhunëshme në parlament, për të bllokuar zgejdhjen e tij. Parlamenti u zhyt në flakhedhëse, nën breshërinë e çizmeve, rrëmbimin e kartave, dhe përpjekjen për ta bllokuar fizikisht zëvendësimin e Adriatik Llalës. Kryeprukurorja e re, u ofendua publikisht, ende pa e njohur dhe pa e ditur si do të punonte, edhe pse i përket një familje të djathtë historikisht dhe politikisht.

Pas dështimit në Kuvend, beteja u tentua të kaloj në rrugë por dështoi nga braktisja e qytetarëve.

Amabsadori Donald Lu, u shpall pothuajse “person a non grata” nga opozita, duke u akuzuar së bashku me ambasadoren Vlahutin, se heqja e Adriatik Llallës ishte vepër personale e tyre dhe se nuk përfaqësonte SHBA dhe BE.

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë publikuar një dokument zyrtar që konfirmon githë qëndrimet e ambasadorit Donald Lu për reformën në drejtësi dhe zotin Llalla në veçanti.

I vetmi zë që ka folur në parlament për këtë çështje sot është nje deputet I shumicës Taulant Balla, por dhe deklarata e tij ka humbur mes humorit që shkakton përpjekja e opozitës për të mbuluar krizën “Salianji”.

Qëndrimi I SHBA është zyrtar, dhe është në faqen e Sekretarit të Shtetit. Tani opozita ose duhet të tërheq mbrapsh gjithë akuzat  që ka bërë për ambasdorin amerikan në Tiranë dhe atë të BE, ose duhet ta konfirmoj atë qëndrim, duke institucionalizuar antiamerikanizmin e saj, si qëndrim zyrtar. Pasi me qëndrimin e saj, opozita më shumë se sa e ka mbrojtur, e ka përdorur rastin Llala për të shpikur kauza kundër reformës në drejtësi.

Ndoshta Adriatik Llalla nuk do të ishte ndëshkuar deri këtu, sikur opozita ta linte atë të qetë e të ikte në hallin e vet, dhe të mos I vinte zjarrin Shqipërisë për ta mbajtur me dhunë në karrige si garant të “halleve” të saj. Ai u përdor si “kokë turku”, jo vetëm duke qëndruar në atë detyrë, por dhe kur ai në fakt nuk kishte më dëshirë të rrinte asnjë orë më aty.

Ishte pikërisht halli I opozitës dhe jo I Adriatik Llallës, beteja në parlament kundër ikjes së tij, fishekzjarret, çizmet dhe beteja e forcës para kuvendit .

Duke folur në emër të Adratik Lallës dhe duke injoruar qëndrimin e SHBA dhe BE në këtë pikë, puna arriti që SHBA të detyrohet për herë të pare në historinë e saj, të ndëshkoj publikisht dhe zyrtarisht, një zyrtar të lart shqiptar. Adriarik Llala po paguan tani haraçin e shërbëtorit, dhe të njeriut që nuk I dha dot kurr “stop” kepqërdorimit që I ka bërë Sali Berisha dhe pushteti I itj, si garant të krimeve të tyre.

Sot është dita që opozita ose të konfirmoj qëndrimin e saj kundër SHBA, ose qëndrimin e saj kundër Adriatik Llallës. Se ky nuk është mesazh vetëm kundër Adriatik Llalës, por mbi të gjithë kundër atyre që deshën ti vënë zjarrin vendit për ta mbrojttur atë si garant të tyre. Është mesazh se SHBA e ka kuptuar ku qëndron problemi me betejën për të mbrojtur politikisht Adriatik Lallën. Dhe akoma më shumë, është një sinjal se nëse nuk do reflektohet, lista mund të vazhdoj