Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç i cili është përfaqësues i Partisë Republikane turke në opozitë dhe kryetari i saj një nga kundërshtarët më të zellshëm të Erdoganit.
Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet miqësore mes dy popujve. Meta shprehet se forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë.
Gjithashtu lideri i Opozitës në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu, ka ftuar presidentin për të vizituar së afërmi Turqinë, ftesë të cilën nga ana e tij presidenti e ka pranuar.
Statusi:
Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.
Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!
Por askund nuk thuhet se kush e ka ftuar kryetarin e Bashkisë Maltep dhe me çfarë misioni ai takon Presidentin e Shqipërisë si një përfaqësues i opozitës turke?!